Google ADS

Shpërthim me eksploziv në derën e një apartamenti në Shkodër

09:25 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Dera e jashtme  e një apartamenti  në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër është dëmtuar për shkak të një shpërthimi me lëndë plasëse. Policia mësoi për ngjarjen rreth orës 04:00 me anë të një telefonate në sallën e komandimit. Apartamenti ndodhej në një pallat dy katesh.

“Tek dera e jashtme e banesës shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka pasur një shpërthim i dyshuar lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës tij”informon policia. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme