Eksplozivi trondit sërish Fushë Krujën. Një banese i është vendosur eksploziv mbrëmjen e sotme.
Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në hyrje të banesës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Shtëpia ku ishte vendosur tritoli është në pronësi të Arben Pëllumbit.
Kjo ishte hera e tretë brenda pak muajve që Pëllumbit i vendoset eksploziv. Hera e parë që u sulmua ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 ishte hera e tretë që kjo familje terrorizohet me eksploziv. Në dy rastet e para kryefamiljari Arben Pëllumbi ka ngritur dyshime se shkak mund të jetë një miqësi e prishur disa vite më parë, ndërsa tritol pak muaj më parë iu vendos edhe vëllait të tij./abcnews/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë