Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sonte në një mobileri në fshatin Arrameras, në Fushë Krujë.
Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie të një banori të zonës, i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër.
Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar, madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth. Policia ka nisur hetimet.
“Fushë Krujë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor ‘Fushë Krujë-Tiranë’, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale”.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum