Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 21:30 tek vendi i quajtur “Ura e Gjoles”, në ambientet e jashtme të banesës private të Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Në momentin e shpërthimit mësohet se e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar, por janë shënuar dëme materiale. Dyshimet janë se shpërthimi është bërë me tritol.
Një hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia./syri.net
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju