Google ADS

Shpërthen tritol në shtëpinë e një qytetari nga Shkodra

08:23 | 23 Gusht 2017
M. A.

Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në derën e shtëpisë së një qytetari nga Shkodra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në orën katër të mëngjesit ku në pallatin dy katësh ka shpërthyer deta e jashtme e banesës së shtetasit 58 vjeçar me inicialet Rr.P.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar autorët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme