Përmes një statusi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha, kritikon veshjen e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Triestes.
Berisha shkruan se kryeministri Rama nuk ka respektin minimal për personin e tij dhe, se për të tërhequr pak vëmendjen e kolegëve, bën hokatarin, barsoletaxhiun apo lolon. Ai nuk ndalet me kaq, por thotë se kryeministri po i kthehet sindromës që e kishte kapur në vitet 90, ku sipas tij, shëtiste lakuriq hipur mbi gomar, bashkë me një mikun e tij.
Statusi i plotë:
Marrezia nuk ka brire por ka atletet dhe çitjanet e Norieges ne tapet te kuq!
Te dashur miq, i damkosur si autor i narko-shtetit te vetem ne Europe, Edivin Kristaq Rama ka filluar keto muajt e fundit te kryej akte bizare, me te cilat ai beson se mund te terheq vemendjen dhe te zbehe ne nje fare menyre opinionet qe ejzistojne per te si Noriega i Europes. Keshtu, ai po i rikthehet ne forma te tjera ekzibicionizmit, sindrom nga i cili ai ka vuajtur shume ne mesin e viteve 90, kur, per te terhequr sado pak vemendjen, hypi lakuriq mbi nje gomar dhe shetiste me nje mikun e vet buze liqenit articial te Tiranes, apo kur dilte cullak ne nje plazh publik se bashku me bashkeshorten e tij te radhes.
Po ne kuadrin e ketij sindromi, apo me sakte te themi nje varianti te ekzibicionizmit, ai ka zgjedhur çitianet dhe se fundi atletet per tu paraqitur me to ne samitet nderkombetare, ne pjesen e tyre zyrtare dhe jo kazuale apo jo zyrtare.
Me kete perversitet ndaj qendrimit protokollar te botes se civilizuar, i ndertuar jo ne dekada por dhe shekuj, Edi Rama ne radhe te pare tregon se nuk ka respektin minimal per personin e tij dhe se per te terhequt pak vemendjen e kolegeve te tij ben hokatarin, barsoletaxhiun apo lolon, dhe se fundi iu tregon atlete dhe çitjane dhe ben shkelesin e nje protokolli te ujdisur te vendeve te lira.
Ai harron se çdonjeri prej tyre ka veshjet e tij popullore, ka atletet personale per sport, por ne respekt ndaj vetes dhe kolegeve te tij, protokollit te takimit nuk i lejojne vetes te shperlle asgje nga protokolli i caktuar. Nga ana tjeter, me keto xheste ekzibicioniste vulgare, Rama mendon se shperlle perfaqesuesit e vendeve te tjera, por ne te vertet, me briret e tij ai fyen dhe lendon nje komb te tere duke treguar se kush i perfaqeson shqiptaret dhe si arrine kanabizimi te transformoje sjelljen, karakterin, seriozitetin e perfaqesuesit me te larte te ejzektutivit shqiptar.
Ai iken por koleget, stafet dhe mediat tallen me te, kurse faturen e brireve te marrezise se tij e paguajne shqiptaret! sb
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...