Kryetari i LSI ka reaguar ashpër pas rasteve të dhunës të denoncuara ditën e sotme me militantët e kësaj force politike. Kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, tensionet duket se po rriten.
Ditën e sotme është dhunuar një eksponent i LSI në Fushë-Krujë me levë në kokë, si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-së.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kryetari i LSI-së Petrit Vasili shkruan:
“Delinkuentet e Rilindjes së zhytyr në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor.
Qytetarë, mos i kurseni!,-shkruan Vasili në profilin e tij në Facebook.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...