Google ADS

Shpërthen një sasi tritoli në Krujë, dëmtohen xhamat e katër bizneseve

08:42 | 3 Gusht 2023
E.H

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë të Shqipërisë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në asfaltin e rrugës “Zim Zeneli” rreth orës 02:25 të ditës së sotme.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e 4 bizneseve përreth, ndërkohë që nuk raportohet për dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme