Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e ish-markatos në lagjen ‘13 Shtatori’ në Berat, duke përfshirë të gjithë banesën.
Shkaku për flakët ishte shpërthimi i një bombule të vogël gazi.
Raportohet se çifti në banesë kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.
Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombula e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht. Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrëfikësen.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.
Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...