Shpërthen në flakë mjeti në tunelin e Kërrabës, i riu largohet me shpejtësi

22:54 | 21 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Më datë 21.08.2021, rreth orës 21:00, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, mjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme