3 punëtorë të minierës së Bulqizës janë dërguar në spital ditën e sotme pasi janë lënduar prej shpërthimit të një sasie gazi.
Si pasojë e shpërthimit të gazit kanë mbetur të plagosur tre minatorë Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trigon Snalla, të cilët kanë marrë djegje trupore. Minatorët kanë pësuar djegje të shkallës së tretë në disa pjesë të trupit, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë evakuimi i gjithë frontit ku ka shpërthyer gazi dhe izolimi i tij deri në pastrimin nga gazi.
Policia thotë se është lokalizuar çarja dhe është ndërprerë puna në front deri në pastrimin e plotë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...