Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet lokali në mes të Elbasanit

00:00 | 23 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Një lokal pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes.

Burimeve në vendin e ngjarjes thanë se shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një bombol gazi.

Fatmirësisht bombola është lokalizuar në kohë nga zjarrfikësit, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar panik te qytetarët, por dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme