Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Berat, shpëtojnë familjarët

22:36 | 10 Prill 2023
Emir Abduramani

Shtatë anëtarë të një familje në fshatin Orizaj të Beratit, shpëtuan mrekullisht.

Kjo pasi në banesën e tyre shpërtheu një bombolë e gazit, ku anëtarët e familjes së Agur Cakos, ishin brenda.

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit, shkruan Abcnews.al.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Të ngjashme