Google ADS

Shpërthen bombola e gazit në një lokal, plagosen tre persona

20:07 | 4 Shkurt 2020
A. B.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Gramsh, pas shpërthimit të një bombole gazi që shërbente për të ngrohur ambientin e një lokali.

Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe një prej tyre është më rëndë.

Të tre janë dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të bombolës që shërbente për t’u ngrohur në lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme