Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Mbroje të Korçës këtë të shtunë. Nga të dhënat e para, dyshohet se fillimisht ka pasur rrjedhje gazi dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar.
“Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombola e gazit që përdorej për gatim.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia./A2cnn
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...