Policia greke ka arrestuar 14 personash dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit. Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i kërkuar nga Interpol Tirana si dhe një ish polic grek.
Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë, raporton abcnews.al.
Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë. Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjeç nga Saranda.
Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.
Personat e arrestuar janë:
Romeo Bici
Bernard Arapi
Edlira Qendro
Enivled Aliaj
Donald Aliaj
Endri Hoxha
Klement Hoxha
Nikolas Paktitis
Anastasia Simati
Dhimitra Handrinou
Theodhoros Petropulos
Kristoforos Athanasios ish polic grek
Andreas Komianos
Theodhoros Kurkulos
Në kërkim u shpallën:
Laert Beleri
Anest Bino
Mirel Mustaka
Miklovan Deneko
Olena Ivanova
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...