Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve pas një operacioni anti-drogë në kryeqytet.
Në kuadër të operacionit “Taxi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 24 vjeç, banues në Krujë, ka thënë policia në një njoftim në rrjetet sociale.
“Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular”, ka shtuar policia
Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë.
Gjatë kontrolleve fizike nga policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...