Karabinierët e Foxhias arrestuan këtë mëngjes 3 shqiptarë, një vajzë dhe 2 të rinj të akuzuar për trafik droge.
Në pranga ranë Paola Muhametaj, lindur më 1997, Jurgen Bubeqi (1982) dhe Xhulio Mançe (1991). Ata u prangosën gjatë kontrollit të një shtëpie në zonën e Vaccarella, pas sinjalizimit se disa shqiptarë që banonin aty mund të kishin një sasi të madhe lëndësh narkotike.
Në një moment, një nga të dyshuarit tentoi të hiqte qafe një thes të madh plastik plehrash, duke e hedhur përtej gardhit rrethues të shtëpisë. Më pas ai tentoi të arratisej nga dera e pasme.
Karabinierët zbuluan se brenda thesit me plehra kishte 4 kg marijuanë. U sekuestruan shuma parash të ardhura nga aktiviteti i shitjes së drogës dhe dokumente falso.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...