Paligjshmëria, shkelja e ligjit, veprimet korruptive, sjellje të pahijshme, apo komunikim jo etik kanë çuar në pranga 48 efektivë të Policisë së Shtetit në gjashtë muajt e këtij viti. Ndërkohë, për 208 të tjerë, materialet janë referuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Vetëm në 25 ditët e këtij muaji, janë vënë në prangat e policisë 12 efektivë, 1 është pezulluar nga detyra dhe 8 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.
Të dhënat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore saktësojnë se, duke e krahasuar këtë periudhë me atë të një viti ë parë konstatohet se, numri i efektivëve të arrestuar për shkelje të ndryshme ka pësuar rritje me 55% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa për hetimet proaktive rritja është me 127%.
Ministria e Brendshme bën të ditur se procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit e ka prioritet, ndaj dhe mbështetja që i është dhënë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, edhe nga partnerët ndërkombëtar, është rritur.
Vetë kjo agjenci, prej kohësh ka nisur edhe fushatat ndërgjegjësuese, ku i kërkon çdo qytetari që të denoncojë çdo paligjshmëri të efektivëve blu, duke ruajtur anonimatin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore evidenton shkeljet për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës për çdo paligjshmëri./rtsh.al
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...