Ditën e sotme janë arrestuar gjashtë inspektorë të Portit të Durrësit, pasi akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Mësohet se në pranga kanë rënë inspektorët K. S., 57 vjeç, L. Ç., 32 vjeç, M. F., 30 vjeç, N. K., 60 vjeç, I. V., 28 vjeç, dhe E. M., 48 vjeç – të gjithë me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në stacionin e policisë në Portin e Durrësit, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...