Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit të 2019-s, që siç u raportua një ditë më parë do të jetë 3000 lekë të reja për secilin.
Në një postim në faqen zyrtare, Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se zyrat Postare të shpërndarjes së pensioneve, kanë filluar ditën e sotme shpërndarjen e shpërblimeve, por jo të gjithë mund ta marrin sot.
ISSh-ja ka publikuar një grafik për ndarjen e shpërblimeve dhe çdo gjë është përllogaritur bazuar në datën e marrjes së pensionit për secilin.
Grafiku i ndarjes së shpërblimeve:
-Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-5 dhjetor;
-në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6-9 dhjetor;
-në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10-13 dhjetor;
-në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14-16 dhjetor;
-në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-20 dhjetor;
-në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 21-24 dhjetor, si dhe raste që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
Më pas ISSH shton se ky shpërblim nuk humbet dhe nëse nuk tërhiqet brenda vitit 2019, dhe do të jetë i disponueshëm për të të gjithë pensionistët edhe për vitin e ardhshëm./TCH
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...