Trajtimi dhe pensionet e ish-punonjësve të Policisë do të vazhdojnë të shënojë përmirësime, siguroi të hënën ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Gjatë një takimi në kryeministri krah shefit të qeverisë, Edi Rama, z. Hoxha vlerësoi sakrificën e personave që i kanë kushtuar jetën sigurisë së vendit.
“Fakti se 227 dëshmorë të atdheut kanë humbur jetën në krye të detyrës është një dëshmi e sakrificës për mbrojtjen e rendit, sigurisë dhe së ardhmes së Shqipërisë. Ky është një borxh që shteti dhe shoqëria jonë nuk mund ta harrojë dhe nuk mund ta shpërblejë kurrë plotësisht,” u shpreh ministri.
Krahasuar me vitin 2013, numri i vrasjeve në vend nga 107 është ulur tre herë më pak, tregoi z. Hoxha, duke e vënë theksin te historiku më i mirë kundër kriminalitetit.
“Policia, Garda, Shërbimi Zjarrfikës gëzojnë një status ushtarak që reflekton rëndësinë e jashtëzakonshme të misionit dhe përmbushjes së detyrës tuaj në shërbim të sigurisë kombëtare. Ky status i veçantë mbart me vete një trajtim më të mirëfinancuar për punonjësit me uniformë të dalë në pension. Falë këtij statusi dhe përmirësimeve ligjore, trajtimi i ish-punonjësve të policisë ka shënuar përmirësim, por jemi të vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë. Reforma jonë për rritjen e pensioneve synon të garantojë çdo ish-punonjës të trajtohet me dinjitetin që meriton, veçanërisht ata që kanë shërbyer në kushte të vështira me një nivel të lartë përgjegjësie.
Ne kemi nisur një aksion të madh kundër informalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për fondin e pensioneve. E dimë plotësisht se dalja në pension është një proces dhe për këtë qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve, duke nisur nga ato më të ulëtat, përmirësimin e shërbimeve shoqërore për pensionistët duke garantuar akses më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe programet mbështetëse për një cilësi më të lartë jetese, zhvillimin e politikave që synojnë të adresojnë sfidat specifike të ish-punonjësve të sektorit të sigurisë, përfshirë ndihmën për familjet e dëshmorëve dhe përfitime më të mëdha për ata që kanë dalë në pension.
Përvoja juaj mund të përdoret për të realizuar leksione të ndryshme, rekomandime të ndryshme, të hapura në shkolla për edukimin e brezave të rinj mbi sigurinë, duke ndihmuar në ndërtimin e një klime besimi midis qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë,” tha ministri Hoxha.
/rtsh.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...