Shpejtësia e internetit në vendet në zhvillim, kryeson Rumania, Shqipëria e fundit

09:20 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shifrat më të fundit nga Indeksi Global i Ookla’s, Speedtest kanë evidentuar vendet europiane në zhvillim të cilat mund ‘të mburren’ se kanë shpejtësinë më të lartë të internetit.

Rumania kryeson listën me shpejtësi mesatare të internetit mbi 100 Mbps, ndjekur nga Hungaria, Lituania, Letonia, Bullgaria, Moldavia dhe Polonia.

Shpejtësia e internetit është vendimtare për shumë biznese që lidhen me teknologjinë dhe ajo e Rumanisë ka qenë prej kohësh një ndihmë për fillimin e ndërmarrjeve të rëndësishme. Hungaria, e cila është ngjitur me 4 vende, ka shpejtësi mesatare më të madhe se 94 Mbps. Lituania ka parë gjithashtu një rritje të shpejtësisë së internetit gjatë këtij viti, në gati 76 Mbps.

“Interneti i shpejtë dhe i besueshëm do të thotë që ne mund të kemi qasje në kohë reale në të dhënat që ndihmojnë në nxitjen e biznesit tonë, duke ndihmuar botuesit të kuptojnë ndikimin e bllokimit në biznesin e tyre dhe mjetet e ndryshme që duhet ta luftojmë”, tha Oliver Meister.

Një tjetër vend europian në zhvillim, i cili ka surprizuar me renditjen është edhe Estonia, me shpejtësi mesatare 39.28 Mpbs, pak më poshtë mesatares globale prej 40.11 Mbps.

Në fund të tabelës së vendeve të Europës Lindore vjen Azerbajxhani, me një shpejtësi mesatare prej vetëm 10.81 Mbps. Ookla krahason të dhënat e shpejtësisë së internetit nga e gjithë bota. Ndërkohë, Shqipëria e cila renditet në vendin e parafundit, ka shpejtësinë mesatare të internetit 12.45 Mbps. Në mbarë botën, shpejtësia mesatare e internetit është rritur me më shumë se 30 për qind në vitin 2017.

Rumania 104.46 Mbps
Hungaria 92.47 Mbps
Lituania 75.94 Mbps
Letonia 47.25 Mbps
Bullgaria 45.72 Mbps
Moldavia 44.90 Mbps
Polonia 41.66 Mbps
Sllovakia 39.63 Mbps
Estonia 39,28 Mbps
Ukraina 34.70 Mbps
Republika Çeke 34.01 Mbps
Sllovenia 33.53 Mbps
Bjellorusia 27.26 Mbps
Serbia 24.58 Mbps
Mali i Zi 23.12 Mbps
Kroacia 22.89 Mbps
Maqedonia 20.98 Mbps
Gjeorgjia 19.82 Mbps
Armenia 19.49 Mbps
Bosnja 19.14 Mbps
Shqipëria 12.45 Mbps
Azerbajxhani 10.81 Mbps

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme