Shpallja ‘non grata’ e Llallës, ambasada e SHBA: Gati për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar!

21:53 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara janë gati te bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari te korruptuar qofte ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane ne Tirane, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi te cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me Adriatik Llallen. David Muniz, i ngarkuari me pune i ambasadës dha këtë përgjigje:

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikës është gati te bashkëpunojë me çdo hetim te zyrtareve te larte te korruptuar”.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për te luftuar korrupsionin, e mbi te gjitha rastet ku janë te përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti amerikan i shtetit e shpalli pak dite me pare si person te padëshiruar Adriatik Llallen dhe familjaret e tij, duke i ndaluar hyrjen ne Shtetet e Bashkuar te Amerikës. Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve te mbledhura, sipas te cilave Llalla ishte i përfshirë ne korrupsion gjate kohës qe ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm./Vizion Plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme