Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se partia e tij ka mbajtur qëndrim parimor lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë një interviste për Euroneës Albania, ai tha se “partneriteti me SHBA” është “prioritet absolut për PD”.
I pyetur lidhur me takimin e mbajtur mes zv. ndihmës Sekretarit të DASH, Philip Reeker dhe Lulzim Bashës ku zyrtari amerikan është shprehur se qëllimi i vizitës është lufta kundër korrupsionit por edhe përcaktimet “non grata” nga ana e SHBA dhe nëse ka pasur kërkesë për të përjashtuar Berisha nga grupi i PD.
“Qëndrimi i PD, është një qëndrim i qartë. Partneriteti strategjik me SHBA dhe thellimi i këtij partneriteti është prioritet absolut i PD dhe takimi i djeshëm pa diskutim që të tregon dhe vëmendjen e SHBA ndaj PD dhe si një nga partnerët më të besueshëm të SHBA”, deklaroi deputeti i zgjedhur i PD.
Pyetjes nëse PD do të mbajë të njëjtin standard siç ka vepruar në rastet kur SHBA ka shpallur persona “non grata” ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe deputetin, Tom Doshi, z. Salianji tha se për rastin e Dakos dhe Doshit janë paraqitur prova dhe ndaj janë kërkuar prova dhe për Berishën.
“Siç edhe kemi dëgjuar nga qëndrimi publik i ambasadores ka pasur të dhëna konkrete të çuar në prokurori për rastet në fjalë. Të njëjtin standard kemi kërkuar ashtu siç ka kërkuar edhe vete ish-kryeministri, ka kërkuar prova, ashtu siç me të drejtë një parti politike që përfaqëson gati gjysmën e shqiptarëve, ka kërkuar prova”, u shpreh Salianji.
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...