SPAK lëshoi urdhër arresti për sipërmarrësin Rezart Taçi dhe dy bashkëpunëtore të tij, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash.
Sipërmarrësi Taçi është në kërkim, pasi rezulton të jetë jashtë vendit, ndërsa dy bashkëpunëtorët, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, janë vënë në pranga.
Sipas SPAK-ut, nga provat e grumbulluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Palermos në Itali, janë krijuar dyshime të arsyeshme për organizimin dhe funksionimin e një operacioni kompleks financiar ndërkombëtar të kundërligjshëm, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme.
Skema e pastrimit të parave drejtohej nga disa italianë, ku spikat emri i sipërmarrësit Francesco Zummo, i dyshuar dhe më parë për lidhje me organizatën mafioze italiane Cosa Nostra.
Ata kanë dërguar në një bankë në Shqipëri afro 19 milionë euro, transferimi i mëtejshëm i të cilave dyshohet se do të kryhej nga Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij, përmes kompanive të tyre.
Mbi 18 milionë euro janë bllokuar dhe janë sekuestruar nga SPAK.
Rezart Taçi mohon çdo lidhje me këtë skemë pastrimi parash.
“Disa muaj më parë një ekonomist nëpërmjet një mikut tim më kërkon t’i hapë një llogari në Shqipëri, i them kam 6 vite që jam i shkëputur, i thashë shko në Shqipëri hap një llogari dhe bëj gjërat sipas rregullave, dhe këtu mbaron dhe fill roli im.
Jam i shokuar, se si mundet të njolloset një njeri kështu, po kjo në fakt është në vazhdën e një persekutimi 15 vjeçar”, tha ai.
Biznesmeni tha se është i gatshëm që të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë. Sipërmarrësi Taçi, është vënë nën akuzë dhe herë të tjera në Shqipëri por nuk është dënuar. /tch/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...