Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari i cili që në vitin 2016 ka kërkuar azil në Gjermani për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërkohë Prokuroria e Kukësit e shpall në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në vitin 2020.
Historinë në emisionin investigativ Fiks Fare e bëri publike Ajet Coka, vëllai i Besnik Cokës për të cilin Komisariati i Policisë Kamëz ka vajtur në banesën e familjarëve të tij për të kërkuar dhe shoqëruar z. Besnik.
Ky i fundit prej 7 vitesh qëndron në azil në Gjermani për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ajeti tregon se vëllai i tij as nuk ka qenë në Shqipëri për 7 vite dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë lloj vepre penale si “Kultivim i lëndëve narkotike”
Ai tregon se ka shkuar në komisariat, në Prokurorinë Kukës në Gjykatën Kukës por nuk ka mundur të marrë asnjë përgjigje, thjeshtë ka mësuar se i është caktuar një avokate kryesisht, por që dosjen në të cilën përmendet dhe vëllai i tij nuk ka mundur ta marre.
Bashkëpunëtorët e Fiksit bashkë me vëllain e të shpallurit në kërkim takojnë avokaten e caktuar kryesisht nga shteti, e cila thotë ajo është një dosje skandal ku prokurorja deshi të kalonte Vetingun dhe përfshiu shumë persona, ajo tregon se Besnik Coka në bazë të dosjes ka dalë në përgjime telefonike, por nuk është kërkuar asnjëherë nëse ai numër telefoni i përket Besnikut. Kështu avokatja nuk pranon të japë shumë detaje, pasi sipas saj i mungon prokura që duhet t’i bëjë Besniku që familjarët t’i njohë më mirë me dosjen.
Gazetarët kërkuan një përgjigje dhe në Prokurorinë Kukës mbi dosjen dhe mbi detajet që e kanë çuar prokuroren Gjati për të regjistruar një vepër penale në emër të z.Coka, por vetëm për këto pyetje nuk u përgjigj prokuroria. Edhe pse hetimi ka mbaruar dhe çështja është në gjykatë./tch/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...