Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Fejzulla Çapjan, djalin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja.
Në servisin e 64-vjeçarit është sekuestruar një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më 18 prill të vitit 2019.
Në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.
Ambientet e servisit, shërbimet e Policisë zbuloi një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.
Florenc Çapja vijon të jetë në arrati në Dubai, teksa ai dhe Ardian Çapja janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.
Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga gjykata e Elbasanit që i ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.
Mes emrave ishin dhe Ardian e Florenc Çapja, emra këta të dalë nga Ervis Bardhi, i penduar i drejtësisë.
Ardjan Capja dhe Florenc Capja sipas dyshimeve organizuan dhe financuan vrasjen e babë e bir si shenjë hakmarrjeje për Sokol Capjan, të vrarë në vitin 2005. /Euronews Albania/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...