Këshilli i Ministrave përmes shtatë vendimeve shpalli zonat për zhvillim, ku do të ndërtohen godinat e reja për akomodim të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Këto shtatë zona janë përcaktuar në bashkitë e Durrësit, Kavajës, Krujë, Lezhë dhe Vorës.
Miratimit të këtyre zonave i ka paraprirë një studim përmes të cilit janë hartuar hartat përkatëse. Vendimet e qeverisë, parashikojnë se njësi zbatuese e ndërtimeve, do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Të shtata vendimet ngarkojnë Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara krahas ndërtimit dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike./TCH
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...