Palët që kundërshtuan ndërtimin e sheshit “Veliera’ në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme në këtë shesh pranë Torrës Veneciane me pankarta në duar, ku shprehin shqetësimin e dëmtimit të parikuperueshëm të arkeologjisë në qendër të Durrësit.
Shoqëria Civile e përfaqësuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo nuk janë pajtuar aspak me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, e cila i hapi dritën jeshile projektit Veliera në Durrës. Sazan Guri tha se do të bëjnë sërish një aktpadi për bllokimin e punimeve, këtë radhë me pretendimin se këto punime të nisura një javë më parë kanë dëmtuar rëndë struktura muresh të periudhave të ndryshme historike.
Mirela Jorgo radhiti një sërë shkeljesh sipas saj proceduriale nga gjykata administrative e Apelit në vendimin e dhënë.
Urbanisti Ardian Muka njëkohësisht kandidat i PD për bashkinë Durrës tha se do të jetë populli durrsak nëpërmjet referendumit ai që do të shprehet për fatin e Velierës.
Shumë qytetarë ndërtimin e Velierës në zemër të qytetit bregdetar e shikojnë si shkatërrim të historisë dhe arkeologjisë.
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...