Një sherr mes dy personash ka ndodhur në Sarandë që mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Policia ka vënë në pranga një një 37-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete dhe i është sekuestruar arma e zjarrit.
Burimet bëjnë me dije se fillimisht dy shtetas janë konfliktuar me njeri tjetrin, sherr I cili ka agravuar deri në dhunë fizike.
Ndërkohë që janë dërguar të dy për mjekim, njëri prej tyre ka lajmëruar “shokun”, i cili afruar i armatosur me armë zjarri.
“Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një konflikt verbal e më pas fizik. Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin…”-njofton policia e Shtetit.
Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën.
Vihet në pranga një 37-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit mes dy shtetasve. Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një konflikt verbal e më pas fizik.
Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.
Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare