Një ngjarje e rëndë është shmangur nga ndërhyrja e Policisë Kufitare, që ka shpëtuar 12 persona, prej të cilëve 6 ishin fëmijë.
Sipas policisë, rreth orës 13:00, salla operative e Kufirit Sarandë njoftohet nga shtetasi B. K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.
Duke qenë se deti ka qenë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’ju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona:
1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjendje shëndetësore të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...