Prej dy vitesh, pjesa perëndimore e qytetit të Librazhdit ka shpëtuar nga përmbytjet.
Ujërat e lumit Shkumbin përfshinin të gjithë zonën perëndimore të këtij qyteti, përfshirë edhe aksin nacionale Librazhd Peshkopi, ndërkohë që përveç ndërtimit të pritave, këtu është ndërtuar edhe një shëtitore e cila shfrytëzohet maksimalisht nga qytetarët e Librazhdit.
Argjinatura mbrojtëse shtrihet në rreth 1 km përgjatë lumit Shkumbin duke mbrojtur banesat, zonën industriale dhe aksin nacional. Projekti parashikoi që përveç mbrojtjes, kjo të ishte edhe një zonë atraktive, edhe për shkak të peizazhit që ofron bregu i lumit, por edhe për shkak se një qytet i vogël si Librazhdi asnjëherë më parë nuk kishte pasur një shëtitore. Për herë të parë Librazhdi do të ketë edhe një park i cili po ashtu do të shtrihet përkrah lumit./tch
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...