Shkullaku: Provat që tregojnë se Rama e dinte për Tahirin

23:02 | 9 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gazetari Armand Shkullaku ka kundërshtuar kolegun Mustafa Nano, që është shprehur se nuk ka prova që Rama të ketë qenë në dijeni për imlplikimin e Tahirit në çështjet e drogës.

Por Shkullaku është shprehur se ka prova dhe ja parashtron si më poshtë:

Është deklarata e Tahirit që ka shitur makinën dhe deklaratën e zyrtarit të policisë që akuzoi ministrin për bashkëpunim me trafikantët.

Kryeministri dëgjon deklaratën e zyrtarit dhe dalë publikishr e ka thënë që denoncuesi është bashkëpunëtor me trafikantët.

Ke ambasadorin amerikan që në 2015 doli dhe tha: Mos kandidoni kryetarë bashkish që kanë raporte kriminale.I rikandidoi. Pse e kishte nevojë të domosdoshme?

Kishte catë tjerë. Ky Arben Frroku doli nga burgu dhe mori pjesë në fushatën e PS në Pukë.

Kapet deputeti i mazhorancës Mark Frroku me një të kërkuar nga policia dhe policia e lejon.

Kë denoncime që banditë kanë hyrë në zyrën e kryeregjistruesit dhe e kanë kërcënuar, e madje e kanë rrahur.

Rama e ka ditur.

Duke qenë se këto fakte kanë qenë dhe ky jo vetëm ska dashur t’i dëgjojë por i ka kundërshtuar, këto janë fakte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme