Gazetari Armand Shkullaku thotë se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet dhe të protestojë në rrugë për të kërkuar garanci dhe zgjedhje të lira.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku diskutohet për përgjimet e reja të publikuara nga Zëri i Amerikës për shit-blerjen e votave në Durrës, Shkullaku u shpreh se në kushte të tilla ku dëgjohen biseda për pazare votash, nuk mund të votohet në kushte normale, pasi është deformuar vullneti i qytetarëve.
Gazetari Shkullaku theksoi se kryebashkiaku i Durrësit, si një nga zyrtarët që është përgjuar duke folur me vëllezërit Avdylaj, i ka fituar 3 mandate radhazi në zgjedhjet lokale për shkak të kontakteve me persona të inkriminuar.
“Evidentohet ajo që ne kemi thënë, që të paktën nga 2013 nuk ka shit-blerje të zakonshme të votës, por pjesëmarrje e krimit të organizuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për çdo qytetar. Bëhet fjalë për një qytetar që është i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje. Ky flet gjithë kohës me kryetarin e Bashkisë. Flet gati çdo ditë, pra nuk është qytetar që ka qarë një hall. Pra këta janë njerëz që kanë diktuar emërimet. Pse propaganda e mazhorancës dhe veglat nxorrën tezën se opozita nuk është e aftë të fitojë zgjedhje. Sot i japim të drejtën legjitime opozitës që ti drejtohet rrugës ekstra elektorale. Nuk votohet!
Durrësi është qytet shumë i madh. Kontributet e Gjushit nuk janë të asaj shkalle që 3 mandate rresht të drejtojë Bashkinë. I është dhënë pikërisht për shkak të kontakteve me krimin e organizuar për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Kjo opozitë ka gjithnjë të drejtën që të mos hyjë në zgjedhje. Do konkurrojë me mjete legjitime apo me mjete…,” u shpreh Armand Shkullaku.
Një deklaratë e bërë në gjyq nga Astrit Avdylaj se ai kishte lidhje me pushtetarë socialistë, ka bërë që gazetarja Klodiana Lala të nisë një investim për shit-bjerjen e votave. E ftuar mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion”, gazetarja tha se përgjimet për anëtarë të familjes Avdylaj janë voluminoze, pasi çështja ka tre vite që hetohet.
Blendi Fevziu: Si funksionin si mekanizëm?
Klodiana Lala: Nga të gjithë verifikimet që kemi bërë lidhur më këtë përgjim, hetuesit e identifikojnë më zonën e Kavajës edhe sepse dyshimet tona na çuan në Lezhë për shkak të dialektit. Ne nuk arritëm në mënyrë ta pavarur të jepnim përgjigje definitive në lidhje me zonën, por hetuesit e lidhën me Kavajën. Në pamje të parë kur unë e kam marrë këtë dokument e lidhja me Elvis Roshin por nuk ishte ish –kryebashkiaku i Kavajës.
Blendi Fevziu: Pse mendoni se bëhet fjalë për votat për PS dhe jep ndonjë forcë tjetër?
Klodiana Lala: Nuk ka dhënë askush që ky përgjim lidhet me PS, BIRN ka thënë që ky përgjim lidhet me grupin kriminal Avdulaj, i cili rezulton se ka trafik influence me kryetari ne e bashkisë Durrësit dhe me zyrtarët kryesorë në Durrë dhe bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017. Në nuk kemi identifikuar janë të majtë apo të djathtë.
Por në kemi arritur ti themi publikut se është përgjuar. Gjatë investigimit më rezultoi se Astrit Avduli i cilësuar si kreu u grupit kriminal ishte liruar nga burgu pak muaj se të vihej në përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ishte dënuar për vrasje dhe Gjykata e Lartë e ka liruar si një person me depresion dhe mund të kryente vetvrasje në qweli. Ajo i ka dhënë lirinë një vrasësi në 2016 dhe më pas është vënë në përgjim.
Gjithashtu gazetarja, tha se nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në federatë (FSHF) . “Gjatë shqyrtim të dokumentave rezultoi që vëllezërit Avdyli janë interesuar për zgjedhjet në FSHF. Nuk di të them se për kë kandidat ishin të interesuar, aman shfaqen në përgjime”. /tvklan.al
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...