Tre gra nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuara në Maltë pasi vendi ka mbyllur kufijtë në përgjigje të situatës së krijuar nga koronavirusin. Njëra prej tyre ka folur me Abc News me anë të një lidhjeje direkte dhe ka treguar për vështirësitë që po kalojnë të mbetura të bllokuara diku jashtë vendit.
Zonja tregoi gjatë lidhjes telefonike se kishte shkuar në Maltë për turizëm për 4 ditë, por pasi vendi mbylli kufijtë tashmë ato kanë mbetur të bllokuara.
Pas mbarimit të 4 ditëve, familjarët e tyre nga Shqipëria janë detyruar që të shtyjnë rezervimin në hotele në mënyrë që ato të kenë ku të rrinë në ditët në vijim.
E pyetur nga gazetari në studio nëse kanë folur me konsullatën tonë në Maltë, gruaja tha se ka folur, “thanë që do t’i ndihmonin por deri më tani asgjë.”
Duke folur për situatën, ajo u shpreh:
Kemi kërkuar nga familjaret ndihmë dhe na kane sjelle ata nga Tirana. Këtu erdhëm vetëm për 4 ditë. Kishim para vetëm për të pirë kafe pasi të ngrënën e kishim në hotel…Gjendja është shumë e keqe.”
Gruaja tregoi gjithashtu se familjarët e tyre po bëjnë gjithçka për ta zgjidhur situatën por deri më tani nuk ka rezultat. Qeveria e Maltës ka njoftuar se kufijtë do të jenë të mbyllur deri më tre prill.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike