Një shtëpi është djegur e gjitha në fshatin Arrameras të Krujës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Familjarët thonë se megjithëse njoftuan në kohë, zjarrfikësja mbërriti me dy orë vonesë, kur nuk kishte mundësi të shpëtohej asgjë nga shtëpia.
Viti i ri nisi me fatkeqësi në familjen e Lulzim Millës. Banesa e tyre në fshatin Arrameras të Krujës u përfshi nga flakët rreth orës 9:40 minuta.
Nga shtëpia nuk ka mbetur asgjë. Fatmirësisht pjesëtarët e familjes nuk ndodheshin aty në momentin e zjarrit.
Sapo kanë parë flakët, fqinjët janë munduar të ndihmojnë me mjete rrethanore. Menjëherë është njoftuar policia dhe zjarrfikësja.
Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Dy orë si ka marrë shtëpia as zjarrfikësja as policia nuk ka ardh kush. Kena lajmëru Tiranën dhe ka ardh Tirana”.
Kur mbërritën forcat zjarrfikëse nga Tirana ishte tepër vonë.
Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit”.
I vetmi ngushëllim për të afermit është se kanë shpëtuar familjarët.
Kujtim Milla, Xhaxhai i Lulzim Milles: “Një shkëndijë e vogël shiko si përfundoi , shyqyr të Zotit që nuk ishin fëmijët aty”.
Dëmi shkon mbi 30 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Ndërsa në Kukës një apartament në një pallat pesëkatësh është përfshirë nga flakët. Zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike. Në dhomë ndodheshin vetëm fëmijë, por kanë shpëtuar pa lëndime.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet