Shkrimtarit Gazmend Kapllani, në një shënim në Facebook, i është drejtuar Janullatos-it, pas vrasjes së shqiptarit në Korfuz. “Personalisht jam kërcënuar shpesh nga fashistet në Greqi dhe ishte një nga shkaqet kryesore që me beri të ikja nga Greqia.
Kjo nuk është as vrasja e pare e një emigranti në Greqi – jo vetëm ahqiptar – as e fundit. Por në këtë moment të paranojës nacionaliste në Greqi, vrasjet dhe sulmet ndaj shqiptareve (sidomos) por dhe emigranteve të tjerë mund të marrin përmasa masive dhe vrastare të papara deri më sot”, shkruan ai. Me tej ai shton me ironi se shpreson se Janullatos të ngushëllojë edhe familjen e shqiptarit të vrarë, Petrit Zilfa.
Lexoni reagimin e plotë, të postuar në Facebook-un e Kapllanit
Pardje në Korfuz të Greqisë, një 62 vjeçar emigrant shqiptar, Petrit Zilfa, u ther si qen dhe u hodh në hendek nga një nazist i Agimit të Artë. Në mediat greke ka heshtje të plotë për këtë ngjarje. Policia greke mundohet t’a mbuloje duke bërë fjale për sherr banal.
Personalisht jam kërcënuar shpesh nga fashistet në Greqi dhe ishte një nga shkaqet kryesore që me beri të ikja nga Greqia. Kjo nuk është as vrasja e parë e një emigranti në Greqi – jo vetëm Shqiptar – as e fundit. Por në këtë moment të paranojës nacionaliste në Greqi vrasjet dhe sulmet ndaj shqiptareve (sidomos) por dhe emigranteve të tjerë mund të marrin përmasa masive dhe vrastare të papara deri më sot.
Përveçse vete emigrantet dhe pjesa anti-fashiste e shoqërisë greke duhet të organizohen që te parandalojnë masakrën, shteti shqiptar nuk mund të heshte dhe të bej sikur nuk po ndodh asgjë.
Është bashkëpunim me krimin heshtja në këtë rast. Të kërkoje me ngulm nga autoritetet greke sqarimin dhe ndjekjen e ngjarjes. Te sensibilizoje ambasadoret e BE-se në Tirane në lidhje me klimën e urrejtjes (të krijuar dhe të ushqyer çdo dite nga media, kisha, politikane) që përjetojnë emigrantet Shqiptare dhe në përgjithësi emigrantet dhe pakicat në Greqi. Te ndaloje menjëherë hyrjen në Shqipëri të çdo individi të lidhur direkt apo indirekt me grupet naziste dhe ultra-nacionaliste greke.
Dhe shpresoj që Hirësia e tij Anastastasi, që mund të luaj një roj paqësor mes dy vendeve dhe që aq i gatshëm ishte të ngushëllonte familjen e Kafices, një talibani me kallash që urrente çdo gjë shqiptare dhe njerëzore rreth vetes, të ngushëlloje edhe familjen e të ndjerit Petrit Zilfa: një njeriu paqësor që u ther si qen vetëm për shkak të origjinës se tij, sepse nuk mund të pranonte ofendimet e renda të një nazisti. Ndryshe, për mua të paktën, është një prift kryekëput i dështuar dhe hipokrit. Boll me! Basta Ya!/gsh/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...