Dhanë sot dorëheqjen 51 drejtues seksionesh të Partisë Demokratike të degës së Korçës. Dorëheqja e tyre vjen disa ditë pasi dhanë dorëheqjen anëtarët e Kryesisë së Degës, duke e çuar në 65 numrin e drejtuesve dhe funksionarëve të PD-së Korçë, të dorëhequr.
Ata arsyetuan se shkak është bërë Kryetari Lulzim Basha, që sipas tyre po shfrytëzon PD-në për interesa personale.
Pas dorëheqjes nga postet e tyre, 51 drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas do të jenë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.
“Të nderuar demokratë dhe demokrate! Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.
Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.
Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.
Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë”, thuhet në njoftimin e 51 drejtuesve të strukturave të degëve në PD Korçë.
Kujtojmë se më 27 korrik sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar dhanë dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbajnë në partinë opozitare më të madhe në vend.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit