Aksioni për prishjen e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re do të vijojë. Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha këtë të martë në “Opinion” se aksioni i sotëm ishte vetëm për lotin e parë të Unazës, ndërsa puna për lotin e dytë dhe të tretë nuk ka nisur ende. Shkreli tha se në total janë rreth 250 objekte që do të prishen. Zv/Ministri u shpreh se qeveria është e bindur për ta vazhduar këtë betejë, pasi duhet t’i përgjigjet detyrimeve që ka ndaj qytetarëve.
Blendi Fevziu: Sa banesa u prishën dhe sa prej tyre ishin dakordësuar të prisheshin?
Artan Shkreli: 33 objekte, sepse nuk janë të gjitha banesa. Kjo ishte një pjesë e atyre që u bënë sot, nga të cilat pjesa më e madhe ishin dakordësuar për prishje. 21 prej këtyre ishin të shpronësuara, nga të cilët syresh i kanë marrë paratë, kurse pjesa tjetër është në procesin e plotësimit të dokumentacionit. 12 të tjerët janë skualifikuar nga ALUIZNI, nuk përfitojnë legalizim.
Blendi Fevziu: Sa do të shemben akoma në vijim të aksionit dhe si do të vazhdojë aksioni?
Artan Shkreli: Aksioni do të vazhdojë dora dorës. Domethënë fillimisht është Loti Nr 1, i cili është rrethrrotullimi Shqiponja, deri tek Lana, pak a shumë, që është dhe pjesa e cila bën dhe bllokimin më të madh të hyrjes dhe daljes nga Tirana nga njëra anë dhe lidhjen me unazën ekzistuese të jashtme. Ajo që po mendohet tani është lehtësimi sa më tepër i trafikut që lidh Tiranën me Durrësin dhe pjesën tjetër të Shqipërisë dhe pastaj do të vazhdohet me dy lotet e tjera, që për momentin nuk ka filluar puna.
Blendi Fevziu: Që i bie rreth 300 shtëpi?
Artan Shkreli: Jo, i bie rreth 240-250 maksimumi.
Blendi Fevziu: Sa prej këtyre janë të legalizuara që paguhen dhe sa janë që nuk kanë dokumente?
Artan Shkreli: Rreth 140 janë që paguhen, shpronësohen.
Blendi Fevziu: Dhe rreth 100 do shemben pa shpronësim?
Artan Shkreli: Nuk e di si do të shkojë procesi i tyre, sepse dokumentacione nuk kanë paraqitur një pjesë e madhe, pavarësisht se kanë kaluar termat kohorë, sepse nuk kanë pranuar të paraqesin dokumentacion. Dhe kur nuk paraqet dokumentacion, nuk përfiton legalizim.
Blendi Fevziu: A është qeveria e bindur ta vazhdojë këtë betejë?
Artan Shkreli: Natyrisht, qeveria është në plotësim të detyrave të veta kushtetuese dhe ligjore për të zhbllokuar Tiranën.
Blendi Fevziu: A mund të vazhdojë punimet dhe a mund të kontrollojë qeveria që i gjithë ky proces i shembjes dhe ndërtimit të Unazës së Re të vazhdojë me forca speciale të FNSH dhe me qindra policë?
Artan Shkreli: Po natyrisht. Qeveria duhet t’i përgjigjet detyrimeve ndaj qytetarëve.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...