Google ADS

Shkon të martohet në kishën e Shkodrës, shkrimi në shollën e këpucëve të dhëndrit thyen rrjetin

08:07 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Martesa për të gjitha femrat është dita më e lumtur e jetës së tyre pasi simbolizon ditën kur do të bashkohen përjetë me personin që duan.

Kjo ditë është po aq e lumtur edhe për meshkujt, por mes shoqërisë së dhëndrit ekzistojnë shaka dhe mite të çuditshme rreth kësaj dite.

Rrjeti është i mbushur me shaka për burrat të cilët vendosin t’u përkushtohen të gjithë jetën e tyre një femre megjithëse janë të vetëdijshëm që kjo do të thotë se duhet ta durojnë atë me të mirat dhe të këqijat që ka.

Një “perlë” e fundit ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al, ku një dhëndër i ri shkodran dhe nusja e ti kanë vendosur të kurorëzojnë martesën e tyre në kishën e Shkodrës.

Detaji që e bën foton akoma edhe më pikantë gjendet tek sholla e këpucëve të dhëndrit, e cila ka mbishkrimin “HELP ME” shoqëruar me një emoji me fytyrë të mërzitur.

Me sa duket dhëndri ua përçoi mesazhin shokëve!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme