Një dentiste në Tiranë është kthyer në shenjestrën e sulmit të një personi të identifikuar tashmë nga prokuroria e Tiranës.
Një 42-vjeçar nga Skrapari është autori i ngacmimit dhe përndjekjes së një dentisteje me inicialet D.B.
Shtetasi V.Sh, pak ditë më parë është marrë i pandehur nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Sipas dosjes së referuar në gjykatën e Tiranës, V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur. Por burime pranë prokurorisë thanë se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit, ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer.
Mësohet se V.Sh, përdorte një numër telefonik të regjistruar në emër të gruas së tij, me të cilin ngacmonte në orare të ndryshme femrat. Një nga kallëzueset, shtetësja D.B ka sqaruar në prokurori se: ”…numrin e telefonit që disponoj e përdor dhe për të patur kontakte me pacientët pasi jam me profesion Mjeke-Stomatologe…”.
Prokuroria e Tiranës thotë se në datën 11 dhjetor 2017 në orën 11:40 në celularin e saj i ka shkuar një sms me tekst: “…mua këtë numër ma ka dhënë një person që të ka ty në dorë se të ka parë dhe filmuar me dashnorin…”.
Por dentistja i ka kthyer sms duke i bërë me dije se keni ngatëruar numër dhe mos më shqetëso më. Por në të njëjtën ditë është dërguar sërisht një sms me teks: “…të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon…”.
Pas kësaj sms dentistja ka vënë në dijeni vëllain e saj shtetasin E.K, si dhe bashkëshortin e saj N.B. Dhe pas kësaj bashkëshorti i saj ka telefonuar dërguesin e sms-ve V.SH, por ky i fundit nuk i është përgjigjur, por i ka dërguar sërisht kallëzueses sms me tekst: “…po deshe më shkruaj, të tjerë mo mi bije, se do ta bëj publike, po më shqetësuan të tjerët…”.
Pas kësaj dentistja i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim penal, duke kërkuar ndjekje penale për personat që e shoqëronin në telefon. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se V.SH, është lokalizuar në zonën e Astirit Tiranë. Pas gjurmimit të tij, u konstatua se numri i përkiste bashkëshortes së tij.
Gruaja e të pandehurit ka pohuar në prokurori se dentisten e njeh, pasi aty ka çuar disa herë vajzën e saj për të rregulluar dhëmbët. Por pas identifikimit, V.SH është marrë në pyetje, duke pretenduar se nuk është ai autori i dërgimit të sms-ve me tekst ngacmues.
Sipas dëshmisë së tij dentisten D.B, e njeh pasi ai vetë ka shkuar për të rregulluar dhëmbët. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të bindet se autor i këtij ngacmimi seksual është 42-vjeçari nga Skrapari V.Sh. /Shqiptarja.com
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?