Ka kaluar në 93 numri i personave të helmuar në qytetin e Bulqizës, ku shkaku kryesor dyshohet të jetë uji i pijshëm.
Qytetarët, në mesin e të cilëve ka burra, gra dhe rreth 24 fëmijë, janë paraqitur në ambientet e spitalit me marrje mendësh dhe të vjella.
Vetë banorët shprehen se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.
“Kisha pëzierje, të vjella, dhimbje barku. Kam që mbrëmë kështu. Uji nuk është i pijshëm ka një shije të keqe. Kam dërguar mbrëmë vajzën e madhe në spital ndërsa sot edhe kjo e vogla më thotë që më përzihet”, shprehet disa nga banorët e zonës.
Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.
Drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar që shkak ka qenë uji, ndërsa ka shtuar se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave.
Ndërkohë mësohet se banorët e lagjes së ‘Qytetit të Vjetër’ janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma. Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë