Shkon në 10 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri

12:58 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Ka shkuar në 10 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Lajmin e dha zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në një konferencë për shtyp.

Rakacolli shtoi se dy raste janë të palidhura me ‘pacientin zero’ i cili infektoi të paktën 6 persona të tjerë. Ndërkohë zv.Ministrja Mira Rakacolli u shpreh se njëri prej të prekurve të rinj ndodhet i hospitalizuar në spitalin e Durrësit.

“Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje, 6 që janë kontakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësi”,– tha zv.Ministrja e Shëndetësisë Rakacolli.

Ndërkohë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, u bëri apel të përsëritur qytetarëve për masat që duhet të marrin mbi higjienën personale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme