Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje për publikun tha se viti shkollor do të mbyllet në qershor.
Shahini shtoi se provimit e lirimi dhe ato të klasës së pestë do të anulohen, ndërsa për maturantët shkollat do të hapen për 3 javë, nga data 18 maj deri në 5 qershor
Shahini: Ky vit do të mbyllet në qershor në qershor 2020. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen nga data 8-18 qershor 2020. Kjo na jep kohën që të përgatisim diplomat e tyre. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Provimet e lirimin nuk mbajnë të njëjtën peshë si provimet e maturës, prandaj kemi vendosur të marrim këtë vendim.
Në mënyrë që provimi i maturës të jetë sa më i drejtë kemi vendosur që të hapim shkollat vetëm për 3 javë. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor. Në këtë periudhë do të punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore.
Mësimi nga shtëpia do të vazhdojë deri në fund të majit për klasat 1-11, pra 2 javë më herët se parashikimi që të lejojmë mësuesit që të shkojnë në shkolla dhe të bëjnë hedhjen e notave dhe kalkulimet përfundimtare.
Hapja e pjesshme e shkollave do të fillojë duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk mund të hapim të gjitha shkollat, është për shkak të numrit të madh të nxënësve që kemi në shkolla. Kështu kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në shkolla, për të respektuar distancën.
15 nxënës në klasa, në provime vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave
Shahini tha se në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.
Sa i takon provimeve do të përfshohen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.
Shahini: Për shkak të tërmetit kemi një numër shkollash që janë dëmtuar dhe jemi detyruar që një numër nxënësish ti kalojmë me dy turne. Kjo pamundëson higjeinizimin e shkollave pas çdo përdorimi kështu që vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë nxënësit në të gjitha klasat e shkollave të tyre që të sigurojmë distancën minimumi 1.5 metra dhe numrin e nxënësve në klasë mos ta kemi më shumë se 10-12 nxënës, maksimumi 15 nxënës. Do të përdorim dhe disa shkolla 9 vjeçare në afërsi të shkollave të mesme. Listat emërore do të komunikohen me drejtuesit e shkollave që të mos ketë dilema se në cilën shkollë apo klasë do të vijojë mësimin çdo maturant. Rregullorja sapo të mbyllet nesër apo pasnesër do tu shpërndahet bashkive që të bëjnë dizenfektimin në kohë dhe do të printohet për secilën shkollë.
Kjo hapjen e pjesshme e shkollave duhet të mirëmbajë këtë arritje të mirë.Mirëqënia e nxënësve është gjëja më e rëndësishme deri tani. Do të jemi shumë të kujdesshëm me të gjithë.Kemi vendosur të reduktojmë punën që maturantët do të bëjnë para provimit të maturës, nga data 4 maj duke filluar fillimisht me mësim nga shtëpia dhe pastaj kalimin në shkollë me 18 maj puna duhet të fokusohet në provimet e maturës shtetërore. Drejtorët e shkollave nga sot do të hartojnë programet për secilën shkollë të mesme që të mundësojnë përqëndrimin e nxënësve në lëndët e këtij provimi. Provimet e maturës nuk do të përfshijnë temat e zhvilluara në kushte shtëpie. Kemi xhiruar qindra video me zgjidhje detyrash në matematikë dhe shkenca që do ti publikojmë në të gjitha kanalet tona duke përfshirë edhe RTSH.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës