Një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale kundrejt pagesës. Seksioni për trafikun e paligjshëm gjithashtu ka nisur procedimin penal edhe për një vajzë të re, 28 vjeçe, e cila akuzohet për ushtrim të prostitucionit.
Një ditë më parë, policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vajzën me iniciale V.H. dhe 40-vjeçarin E.L. e para banuese në fshatin Kullaj, ndërsa ‘klienti’ me banim në Dajç.
Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa ai për “Favorizimi i prostitucionit”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 113 dhe 113/1 të Kodit Penal, për të cilat parashikohen dënime nga gjobat deri në tre vjet burgim.
Efektivët e trafikut të paligjshëm mësohet se prej disa kohësh kishin nisur hetimet për 28-vjeçaren, nën dyshim se ajo ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Hetimet e policisë jo vetëm që zbuluan se 28-vjeçarja punonte si prostitutë, por arritën të identifikonin dhe një nga klientët e saj, 40-vjeçarin E.L.. Hetimet e mëtejshme priten të zbulojnë nëse 28-vjeçarja vepronte e vetme apo nëse ishte pjesë e ndonjë grupi./syri/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...