Pas Tiranës radhën e kishte Shkodra për tu ngritur në protestë e për të kërkuar zbardhjen e shkaqeve dhe arrestimin e personave përgjegjës të vrasjes së të riut Florenc Beqiri.
Komuniteti Egjiptian i zonës, por edhe dhjetëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në pedonalen e Molos!
Protestuesit kërkojnë drejtësi për vdekjen e Florenc Beqirit.
Ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, pasi sipas tyre ai nuk ka reaguar siç duhet për këtë rast, por edhe për rastet të tjera./syri,net