Policia thuajse ka shkuar e gjitha në Shkodër, me repartet e saj më të specializuara. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat dhe të tjera njësi të njohura të forcave blu ndodhen në qytet.
Ata kanë bërë të mundur krehjen e zonës dhe më në fund kemi edhe arrestime, sikundër persona që janë shoqëruar në komisariate. Prokuroria ka lëshuar 4 urdhër – arreste, për 4 të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut të vendit. Policia ka sekuestruar celularë, fishekë, karikatorë dhe armë të sofistikuara.
Blindimi i Shkodrës dhe të shoqëruarit në polici
Pasi kanë ndodhur ngjarjet e fundit kriminale, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur çdo krim të rëndë të ndodhur në Shkodër. Që prej së martës, Shkodra thuajse është në shtet-rrethim. Me urdhër të drejtpërdrejtë të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Fatmir Xhafaj janë bërë kontrolle në lagjet ku banojnë njerëz të dyshuar apo që më herët kanë precedentë të theksuar kriminalë ose që janë të shpallur në kërkim. Deri të mërkurën u konfirmuan 4 makina të blinduara që janë bllokuar në vend. Forcat policore janë fokusuar sidomos në zona si Dobraçi dhe Kirasi, pasi cilësohen si më problematiket sa i takon rendit dhe sigurisë publike.
Personat që janë shoqëruar në polici
Janë 6 vrasje dhe 2 persona që rezultojnë të zhdukur deri në këto momente në Shkodër. Në lidhje me këto ngjarje të rënda kriminale, janë arrestuar 4 persona, për të cilët është lëshuar urdhër – arrest nga Prokuroria e Shkodrës, ndërsa janë shoqëruar 20 persona, për të cilët ka dyshime se janë të përfshirë në ngjarjet e fundit kriminale. Që të gjithë këta të dyshuarit janë duke u marrë në pyetje dhe në mënyrë të thelluar nga oficerë të Policisë Gjyqësore, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë, sikundër edhe me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, duke qenë se çështjet janë delikate dhe mjaft të rënda. Kontrolle të policisë janë zhvilluar edhe në qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani etj. Kjo për shkak të dyshimit se personat pasi kanë kryer krimet janë larguar nga Shkodra, ndërsa ka pasur edhe post-blloqe në qytete e kontrolle në pikat e kalimit kufitar. Ndërsa për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë kriminale për momentin, janë ngritur spajper në “ajër” (tarraca) prej policisë, që të mos ketë ndodhi të rëndë në qytetin e Shkodrës.
Fisi Lici dhe Bajri
Kontrollet më së shumti janë bërë në lagjet Kiras dhe Dobraç. Kjo për shkak se familjet Lici dhe Bajrijetojnë në këto lagje. Bëhet me dije se një nga personat, për të cilin Prokuroria zyrtarisht ka lëshuar urdhër – arrest është nga fisi Bajri. Mirëpo nuk ka version zyrtar se personi ndaj të cilit u lëshua urdhër – arresti ka me patjetër gisht në vrasje apo tjetër vepër të rëndë kriminale. Ndërkohë, të shoqëruar ka pasur edhe nga fisi Lici, por se arrest ndaj tyre deri më tashmë nuk ka. Policia ia ka dalë të bllokojë një ditë më parë makina të blinduara që janë nën pronësi të fisit Lici dhe Bajri. Nga këto fise ka persona me precedentë penalë kriminalë. Mirëpo, deri tani nuk ka autor të konfirmuar për vrasje./Shekulli/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...