Bashkia e Shkodrës ka publikuar raportin ditor të situatës së shkaktuar për shkak të përmbytjeve.
Sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar, ku mësohet se në total 738 hektarë janë nën ujë, ndërkohë që problem mbetet ende rruga e Obotit e cila kalohet vetëm me mjete të larta.
Sakaq lumi Drin vijon gërryerjen e tokës bujqësore në zonat Mali i Vukatanit dhe Harku i Bërdicës.
Raporti i Bashkisë së Shkodrës:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 22.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.65 m.(Kuota max 6.30 m).
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.01 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.27m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 738 Ha
1. Tokë e pakultivuar 198 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 525 Ha
3. Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 95 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha
Grurë 5 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 100 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
Grurë 10 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha./oranews
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...