Pavarësisht se nuk është fundjavë dhe është një ditë normale e javës, sërish turistët janë të shumtë në kalanë “Rozafa” në qytetin e Shkodrës.
Një dukuri e tillë është vënë re edhe përgjatë pjesës muzeale në qytetin e Shkodrës duke premtuar kështu një sezon turistik tepër të mbarë në të gjithë bashkinë e Shkodrës.
Turistët janë të shumtë, por rekordin e mbajnë polakët.
Viktoria Mrovjec punon si guidë turistike për qytetarët polakë në Shqipëri.
“Erdhëm me një grup polak që ka udhëtuar nga Mali i Zi. Ata e dashurojnë Shqipërinë për shkak të diellit dhe të motit. Është turi i dytë që organizojmë për këtë vit dhe ka një dëshirë të madhe të polakëve për të vizituar Shqipërinë pasi është një vend i paeksploruar”, thotë Viktoria Mrovjec.
Edhe për guidën nga Shkodra Shkëlqim Tuzi, ky vit duket shumë i mbarë dhe ka një rritje të prenotimeve me rreth 20-30%.
“Faktikisht duke e krahasuar me vitet e shkuara është në rritje. Unë me çfarë shoh me shokët dhe miqtë që unë kam dhe informacionet që kam nga hotelet në Durrës, janë pothuajse të gjithë të zëna dhe e shoh që ka turistë më shumë se vitet e tjera . Nëse sot e kam 80% të zënë , një vit më parë kam qenë 60% të zënë . Pra ka minimaliaht një rritje 20%”, shprehet Tuzi.
Drejtuesja e Drejtorisë rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Besara Podgorica vlerëson se numri i turistëve sa vjen e rritet në të gjitha sitet e trashëgimisë kulturore në të gjithë qarkun, ndërsa kampione mbetet kalaja “Rozafa”.
“Kemi nisur një sezon të mbarë turistik ku kalaja “Rozafa” vijon të mbetet një nga destinacionet turistike për vizitorët vendas dhe të huaj. Duke ju referuar shifrave në këtë 4-mujor të parë të vitit 2023 kemi rreth 30 mijë turistë dhe kaluar këtë shifër, të cilët kanë zgjedhur kalanë “Rozafa si destinacionin e tyre më të preferuar”, thotë Podgorica.
Referuar shifrave, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit, janë afro 6000 turistë më shumë që kanë vizituar Kalanë Rozafa në Shkodër./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...